Ekonomi

FMN takim me Guvernatorin Sejko: Ruani kursin e lirë të këmbimit

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë pati një vizitë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Gjatë vizitës, ndër të tjera FMN theksoi nevojën e ndjekjes së një kursi të lirë këmbimi, si formë e amortizimit të goditjeve.

Sejko gjatë diskutimit, theksoi rëndësinë e ndjekjes së politikave të kujdesshme e të koordinuara monetare, fiskale e financiare dhe u shpreh se ekonomia e vendit ka përjetuar një periudhë pozitive.

Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se kredia për sektorin privat ka vijuar të shënojë ritme pozitive rritjeje, gjatë tremujorit të tretë të vitit, dhe rritja vjetore e saj ishte në nivelin 16.8%, ku kryeson kreditimi në monedhën vendase. Një tregues i rëndësishëm i shëndetit të sektorit bankar është dhe ulja e nivelit të kredive me probleme, në 4.58%, në muajin shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë