Ka ndodhur

Gjendet një pako e dyshimtë në një lulishte në Burrel, dyshohet për lëndë plasëse

Gazeta Si – Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, e cila dyshohet me lëndë lënde plasëse artizanale. Lënda e dyshuar shpërthyese, sipas policisë është e paplasur dhe ajo ndodhet shumë pranë godinës së burgut të Burrelit, duke ngritur në këmbë policinë e këtij qyteti.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë