Bitcoin ka kapur vlerën historike të 93 mijë dollarëve këtë të mërkurë, duke vazhduar me suksesin post-zgjedhje.
Në 24 orë, kriptomonedha u rrit me më shumë se 3% dhe për pak orë qëndroi në çmimin e 93.4 mijë dollarëve.
Investitorët po e projektojnë Bitcoin si një mburojë ndaj një inflacioni në rritje.
Edhe kriptomonedhat e tjera përjetuan një rritje, me Ethereum dhe Solanën që u ngjitën me 1%.
Dogecoin, një kriptomonedhë që u krijua si një “meme” nga biznesmeni Elon Musk po shijon gjithashtu ditë të mirë dhe është rritur me 3%. /CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.