Ka ndodhur

Akuzohet për plagosje me armë zjarri, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

Gazeta Si - Një 25-vjeçar, Erland Krasniqi është ekstraduar nga Frankfurti o Gjermanisë, pasi akuzohet se 6 muaj më parë kreu një plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

"Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e 25 vjeçari, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri. Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”", - njofton policia.

Gjithashtu theksohet se ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri një shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë