Në orët e para të ditës, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, por pas mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku më problematike situata do të paraqitet në jug-jugperëndim të territorit ku shirat do të jenë në formë shtrëngate.
Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore ndërkohë që parashikohet që edhe gjatë natës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 7 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.