Nga Gazeta ‘Si’- Myrto Uzuni me sa duket ka vendosur që gjithçka në lidhje me jetën e tij sportive apo jo ta ndajë me fushën e blertë të lojës, si për të treguar se dashuria për fushën topin dhe futbollin është e njëjtë me atë ndaj familjarëve të tij.
Rreth një vit më pare ai i propozoi për martesë të dashurës së tij Uarda Hyseni në fushën e lojës në përfundim të një ndeshje të Granadës në La Liga. Ajo e shoqëron në jetën e tij prej më shumë se 3 vitesh dhe më së fundi duket se familja e tyre do të shtohet me një djalë.
Këtë gjë Myrto dhe Uarda e kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin kombëtar “Air Albania” me një ceremoni të veçantë.
Edhe zbulimin e gjinisë së fëmijës së tyre futbollisti i kombëtares shqiptare e kishte ideuar në stadium, në fushën e blertë dhe me një gol, ku fishekzjarret ngjyrë bjoqielli sinjalizuan se pasardhësi i tij do të jetë një djalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.