Gazeta Si – Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Fierit, pas 6 muajsh hetime të kryera nga Prokuroria e qytetit bregdetar, ka goditur një grup që shiste doza kanabis dhe doza të drogave të forta në këto dy qytete.
Raportohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti” janë arrestuar 11 persona, tre prej të cilëve ndodheshin në burg, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit: Fatjon Omeri, 34 vjeç, Jurgen Bidaj, 25 vjeç, Drini Gjika, 24 vjeç, Arbri Osmeni, 32 vjeç, Erion Shameti, 42 vjeç, Iris Heqimaj, 29 vjeç, të gjithë banues në Fier, Neim Hasani, 33 vjeç, banues në Tepelenë dhe Klevis Xhafa, banues në Tiran.
Po ashtu, janë lëshuara masa arresti edhe për shtetasit Emauriso Kuka, 18 vjeç, Ervis Kuka, 21 vjeç, vëllezër të cilët aktualisht vuajnë dënimin në burg për veprën penale “Vrasja” dhe Ardjan Halili, 54 vjeç, i cili vuan dënimin në burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas, ndërsa është arrestuar edhe një i mitur 17-vjeçar, pasi është kapur me doza kanabisi, në banesë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.