Kombetarja

Shpresa e ‘djegur’ e kombëtares / Gjysma e ekipit të Bushit mbyll ciklin e moshave në 2024-n pa veshur fanellën kuqezi

Nga Gazeta ‘Si’ – Në listën prej 28 lojtarësh që trajneri i Kombëtares Sylvinho ka publikuar, një pjesë shumë e vogël, prej 2 lojtarësh, edhe pse me dëmtime apo edhe pse me dyshime prej kartonave, vijnë nga ekipi kombëtar shpresa U21.

Në këtë listë për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve përballë Republikës Çeke dhe Ukrainës, lojtarë të ekipit shpresa janë Simon Simoni, portieri i katërt i cili është i vitëlindjes 2004 dhe Feta Fetai i vitëlindjes 2005. Të dy këta lojtarë mund të luajnë edhe një vit me U21, më pas i kalon mosha dhe nuk e kanë mundësinë.

Janë të shumtë emrat që në këtë mbyllje të eliminatoreve të Europianit 2025 të kombëtares U21, nuk do të kenë më mundësinë të luajnë dhe shanset për në ekipin e parë, edhe pse Sylvinho ka tentuar dhe provuar shumë të rinj, janë gjithmonë e më të vogla.

Kjo është lista e lojtarëve që trajneri Alban Bushi ka grumbulluar për këto dy ndeshje miqësore që do të luajnë në data 15 dhe 18 me Moldavinë.

Ditën e sotme është shtuar edhe Dario Daka futbollisti i Leçes. Ndërkohë ja si do të ishte lista pa lojtarët që e kanë të fundit këtë grumbullim:

Janë vetëm 11 lojtarë ose edhe më pak që i qëndrojnë të paktën moshës, për të mos diskutuar cilësinë, ndërsa lista më poshtë ka 13 lojtarët që nuk do të kenë më mundësinë të luajnë.

Padyshim që ëndrra e çdo futbollisti është të veshë fanellën e kombëtares së tij dhe për lojtarët tanë, që nuk janë në nivelet e superyjeve botërore që paguhen me miliona euro dhe që luajnë mbi 50 ndeshje në sezon, kombëtarja mbetet gjithmonë një objektiv parësor.

Por me sa duket për shumicën do të mbetet ëndërr, pasi Sylvinho të paktën e ka treguar për momentin se cilët janë lojtarët që ai preferon dhe duket se përveç Medon Berishës, Adrion Pajazitit, Feta Fetaj dhe Adrian Bajramit, apo Simon Simonit, të tjerët nuk janë në planet e tij.

Megjithatë kalimi i moshës së kapërcimit të ekipeve zinxhire të kombëtares nuk është fundi i karrierës pasi futbolli zgjat më tepër se përmbushja e moshës 21-vjeçare, madje atëherë fillon, përjashto talentet e rralla botërore që luajnë edhe minoren me ekipet e para të kombëtareve si në rastin e Yamal, Pedrit apo Gavit, tek Spanja apo Endrick, sulmuesi i Realit të Madridit sot dhe i Brazilit.

Indrid Tuci prej më shumë se dy vitesh i ishte djegur mosha për të luajtur me ekipin U21, por debutoi me kuqezinjtë vetëm në muajin tetor të këtij viti. Ashtu sikurse për momentin, me të vërtetë nuk ka vend për një sulmues rrace si Kristian Shpendi, golashënuesi i Serisë B me Cesenën në Itali, por ai mbetet aty për të garuar me emra më të konfirmuar si Broja, Manaj, Uzuni, Seferi apo Muçi, ndoshta jo për të pritur që ata të dalin në “pension” sepse janë shumë të rinj, por për të përfituar nga një moment jo i mirë.

Në fund të fundit futbolli është loja e mundësive të mëdha, mjafton të jesh në vendin dhe në kohën e duhur, të tjera, janë vetëm punë, por edhe fat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë