Gazeta Si - Një shpërthim ka ndodhur në një bankomat në qytetin e Krujës rreth orës 02:45 të mëngjesit të kësaj të marte.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në zonën e Kalasë. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar. Policia nuk e ka përcaktuar ende nëse shpërthimi është bërë me lëndë plasëse apo lëndë piroteknike.
Sipas burimeve, bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar, të cilët nuk dihet nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodhej brenda tij.
Autorët dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë. Në ikje grabitësit kanë përdorur një metodë akoma më të habitshme, pasi kanë hedhur nëpër rrugë disa kunja metalike artizanale që shpojnë gomat e mjeteve. Kjo në mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.