Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave ku më të dukshme do të jenë në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke sjellë reshje shiu, herë pas here në formë rrebeshi, ndërkohë parashikohet që pa reshje të mbeten zonat bregdetare.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga territori Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Tiranë dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.