Gazeta Si – Një 21-vjeçar nga Luksemburgu, Brice Tchantchou u arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi ka tentuar të trafikojë nga Dubai në Tiranë 26.7 kilogram kanabis.
Sipas asaj që njofton policia, i riu e kishte fshehur kanabisin në bagazhet e tij, teksa gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar kanabis.
Mësohet se 21-vjeçari, Brice Tchantchoue e ka sjellë sasinë e drogës nga Tajlanda, ku tranzit ka pasur Dubain, e më pas destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.
Para hetuesve ai ka deklaruar se valixhen me kanabis ia ka dhënë një tajlandez, por në Tiranë nuk e dinte se kush do e priste ngarkesën prej 26 kg e 700 gram kanabis.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.