Shendet

Dimri ul rastet me Covid, shtohet qarkullimi i gripit dhe virusi sincicial respirator, ECDC: Merrni masa për fuqizim të kapaciteteve në spitale

Nga Gazeta Si- Gripi dhe virusi sincicial respirator (RSV) do të jenë prezent më së shumti gjatë stinë së dimrit në të gjithë rajonin e Evropës.

Sipas raportit më të fundit të Qendrës evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, ECDC,  ndryshe nga vitet e shkuara kur gjatë sezonit të dimrit ishte më shumë intensiv qarkullimi i Covid-19,  vendet duhet të përgatiten për të parë një rritje të aktivitetit të RSV në javët e ardhshme.

“Vaksinimi është masa më efektive për të mbrojtur kundër formave më të rënda të sëmundjeve virale të frymëmarrjes. Fushatat e vaksinimit kanë filluar në shumë vende të BE/ZEE. Njerëzit që kanë të drejtë për vaksinim, veçanërisht ata me rrezik më të lartë të rezultateve të rënda, inkurajohen të vaksinohen kur u ofrohet”, rekomandon ECDC.

Sipas raportit, aktiviteti i SARS-CoV-2 në kujdesin parësor dhe spitale vazhdon të ulet në tërësi në Europë, me norma pozitive më të ulëta ose të ngjashme me ato të vërejtura në 2023 në këtë periudhë të vitit.

Tabloja mbetet e përzier në nivel vendi, ku shumica e vendeve raportojnë një tendencë në rënie.

Personat e moshës 65 vjeç e lart vazhdojnë të jenë më të prekur nga sëmundja e rëndë COVID-19″, thuhet në raportin e ECDC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë