Shendet

Ethet e Nilit, Shqipëria raporton raste të prekura deri në 6 nëntor në 13 qytete

Nga Gazeta ‘Si’ - Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë dhe Slloveninë e Spanjën, janë në listën e vendeve që kanë raportuar prezencë të etheve të Nilit deri në datën 6 nëntor 2024.

ECDC (qendra europiane për kontrollin e sëmundjeve) ka bërë publike dhe qytetet në Shqipëri ku janë identifikuar pacientë të infektuar nga virusi i Etheve të Nilit të cilat janë: Berati, Durrësi, Elbasani, Fier, Kavajë, Krujë, Kuçovë, Kurbin, Lezhë, Lushnjë, Mallakastër, Tiranë dhe Vlorë.

Siç shihet nga shpërndarja gjeografike, virusi është i përhapur pothuajse në të gjithë vendin.

Me afrimin e dimrit, ekspertët e shëndetit publik thonë se situata do të jetë e qetë pasi do të ketë largim të mushkonjave për t’u rikthyer në pranverë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë