Ka ndodhur

Lëndë plasëse në derën e një banese në Shkodër, hera e dytë në 3 muaj

Nga Gazeta ‘Si’- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët  e para të mëngjesit të sotëm (10 nëntor) në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre heronjtë” në qytetin e Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në oborrin e një banese eksplozivin.

Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës, të cilit dyshohet se edhe në  muajin gusht iu vu eksploziv te biznesi i tij, një agjenci funerale.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë