Nga Gazeta 'Si'- Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.