Policia e Lushnjës ka arrestuar sot një 39-vjeçar të akuzuar jo vetëm për dhunë në familje, por edhe për ngacmim seksual të vajzës së tij 11-vjeçare.
Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e të dyshuarit të identifikuar si A. R., që ka ngritur dy kallëzime ndaj tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dosja për veprime të mëtejshme i ka kaluar prokurorisë vendore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.