Moti

Ulen temperaturat por nuk priten reshje

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të freskët ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë