Nga Gazeta Si- Një vajzë ka mbetur e plagosur pas një konflikti të ndodhur në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, 41-vjeçari Ilia Çani ka goditur me thikë Manderina Çelën në një lagje periferike të qytetit, në vendin e quajtur "Trekëndëshi" rreth orës 10:00.
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen duke thënë se e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, sipas policisë është arrestuar edhe më parë për përndjekjen e kësaj shtetaseje.
"Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale".
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.