Ka ndodhur

Shpërthim tritoli në një godinë në rrugën dytësore Tiranë-Vorë

Gazeta Si – Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në një godinë boshe, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve paraprake, godina në fjalë ka qenë në pronësi të një personazhi të TikTok-ut, K.B., i cili edhe herë të tjera ka qenë shënjestër e sulmeve me tritol ndaj automjeteve të tij në Tiranë.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por po hetohet mbi konfliktet e mundshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorit.

“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftimi i policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë