Nga Gazeta 'Si'-Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.