Gazeta Si – Një 60-vjeçar nga fshati Larushk i Krujës ka njoftuar policinë të dielën pas mesnate se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Kur autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë gjetur një dëmtim të vogël në dritaren e tualetit në katin e parë. Dyshimet janë se është shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
“Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 minuta ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri”, njofton policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.