Gazeta Si – Reperi i njohur, Arkimed Lushaj është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë një ditë pas u vetëdorëzua, pasi ishte shpallur në kërkim i dyshuar si i përfshir në një sherr të dhunshëm në një lokal nate.
Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. “Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij. Jashtë atë e priste babai i tij, Sali Lushaj dhe miqtë.
Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.
Stresi ishte në kërkim prej javësh nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.
Në ngjarje dyshohet se u përfshinë po ashtu Noizy dhe DJ i tij, të cilët u arrestuan dhe u liruan me vendim të autoriteteve kosovare.
Stresi ka qenë në kërkim prej muajsh, pasi Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital.
Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.
Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit, ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.