Futboll

Lautaro Martinez mposht Messin, fiton çmimin ‘Golden Foot’

Pritja e legjendës së Argjentinës, Lionel Messi, për cmimin ‘Golden Foot’ apo ‘Këmba e Artë’ do të vazhdojë, pasi ylli i Inter Miamit u mposht këtë vit nga bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Argjentinës, Lautaro Martinez.

I prezantuar për herë të parë në 2003, çmimi ‘Golden Foot’ u jepet lojtarëve që janë të paktën 27 vjeç dhe mund të fitohen vetëm një herë gjatë karrierës së tyre.

Me kalimin e viteve, lojtarë si Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski dhe Ronaldinho e kanë fituar këtë çmim.

Shumë menduan se këtë vit më në fund mund të jetë radha e Messit për të marrë ‘Këmbën e Artë’, pasi ai u nominua së bashku me Marco Verratti, Neymar, Virgil van Dijk, Thomas Muller, Harry Kane, Kevin De Bruyne, Karim Benzema, Antoine Griezmman dhe Lautaro Martinez.

Argjentinasi ka qenë në formë të mirë pasi shënoi 22 gola dhe asistoi 13 në 23 ndeshje për Inter Miami, i cili do të përballet me Atlanta United në play-offin e Major League Soccer të shtunën.

Megjithatë, pritja e 37-vjeçarit për ‘Këmbën e Artë’ vazhdon pasi fituesi i shpallur mëngjesin e sotëm (e premte) ishte shoku i skuadrës së Argjentinës dhe ylli i Interit, Martinez, është shpallur fituesi i ‘Golden Foot 2024’.

“Lautaro Martinez fiton çmimin Golden Foot Awards 2024”, thuhet në postimin zyrtar në rrjetet sociale.

Martinez arriti të regjistrojë 27 gola dhe shtatë asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 23/24. Këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar pesë herë dhe ka asistuar katër herë në 12 ndeshje.

Në fillim të javës, Martinez përfundoi në vendin e shtatë në renditjen e Topit të Artë 2024. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë