Popullariteti në rritje global i TikTok ka bërë që bashkëthemeluesi i kompanisë mëmë, ByteDance, të bëhet personi më i pasur i Kinës.
Sipas një liste të prodhuar nga Instituti i Kërkimeve Hurun, Zhang Yiming tani ka një vlerë prej 49.3 miliardë dollarësh – 43% më shumë se në vitin 2023.
41-vjeçari u largua nga roli i tij në krye të kompanisë në vitin 2021, por kuptohet se zotëron rreth 20% të firmës.
LEXO EDHE:
- A është TikTok vërtet kinez dhe sa rëndësi ka kjo?
- TikTok është kompani kineze, por pse nuk ka ekzistuar kurrë në Kinë?
- Administrata Trump nxit kontrollin maksimal të TikTok nga SHBA
TikTok është bërë një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, pavarësisht shqetësimeve të thella në disa vende për lidhjet e tij me shtetin kinez.
Ndërsa të dyja kompanitë këmbëngulin se janë të pavarura nga qeveria kineze, SHBA synon të ndalojë TikTok në janar 2025, nëse ByteDance nuk e shet atë.
Pavarësisht se u përball me një presion intensiv në SHBA, fitimi global i ByteDance u rrit me 60% vitin e kaluar, duke rritur pasurinë personale të Zhang Yiming.
Por kush është Zhang Yiming?
Popullariteti i përhapur i TikTok ka krijuar jo vetëm një gjeneratë të re yjesh të mediave sociale, por gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e personit më të pasur të Kinës.
Zhang është një person shumë privat dhe pak dihet publikisht për jetën e tij personale.
Megjithatë, kohët e fundit ai është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi u emërua në listë si personi më i pasur në Kinë.
Pasi drejtoi ByteDance për gati një dekadë, Zhang dha dorëheqjen si CEO në vitin 2021, duke u thënë punonjësve se ai “nuk është shumë social, duke preferuar aktivitete të vetmuara si të qenit në internet, të lexojë, të dëgjojë muzikë dhe të mendojë se çfarë mund të jetë e mundur”.
“E vërteta është se më mungojnë disa nga aftësitë që e bëjnë një menaxher ideal”, citohet të ketë thënë tha Zhang në atë kohë, sipas Reuters. Ai u shpreh se do të ishte një ndihmë më e mirë për kompaninë në një rol që nuk përfshinte menaxhimin e njerëzve drejtpërdrejt.
Prindërit e Zhang-ut punonin si nëpunës civilë, sipas Bloomberg.
Emri i tij bazohet në një fjalë të urtë kineze që ndryshe përkthehet: “të befasosh të gjithë me një përpjekje të parë”.
Zhang u diplomua në Universitetin Nankai në 2005, ku filloi të studionte mikroelektronikë përpara se të kalonte drejtimin e tij në inxhinieri softuerike.
Ai tha se ai ishte një inxhinier në fillim, por erdhi në krye të 40 deri në 50 njerëzve në vitin e tij të dytë në kompani, sipas SCMP.
Ai e vlerësoi atë punë dhe mësoi aftësitë e shitjes që më vonë i përdori për të rritur ByteDance, duke përfshirë idenë e “çfarë shitjesh janë shitje të mira”.
Zhang mësoi vlerën e ndjekjes së përsosmërisë ndërsa ishte ende në punën e tij të parë në Kuxun.
“Në atë kohë, unë isha përgjegjës për teknologjinë, por kur produkti kishte probleme, unë doja të merrja pjesë aktive në diskutimin e planit të produktit”, tha Zhang. “Shumë njerëz thonë se kjo nuk është ajo që duhet të bëj. Por mund t’ju them se ndjenja juaj e përgjegjësisë dhe dëshira për t’i bërë gjërat mirë, do t’ju shtyjë të bëni më shumë gjëra dhe të fitoni përvojë”.
Zhang thuhet se gjithashtu ka punuar në Microsoft përpara se të themelonte ByteDance.
Ai themeloi kompaninë mëmë të TikTok në 2012.
Kompania zotëron disa aplikacione të rrjeteve sociale që funksionojnë brenda Kinës. Ajo lëshoi një rival të WeChat të quajtur FlipChat dhe një aplikacion për mesazhe video të quajtur Duoshan në 2019.
“Për një kohë shumë të gjatë, unë thjesht shikoja videot e TikTok pa bërë asnjë prej tyre vetë, sepse është një produkt kryesisht për të rinjtë”, ka treguar Zhang.
“Por më vonë ne e bëmë të detyrueshme që të gjithë anëtarët e ekipit menaxhues të bëjnë videot e tyre për TikTok, dhe ata duhet të fitojnë një numër të caktuar ‘pëlqimesh’. Përndryshe, ata duhet të bëjnë ‘pompa’.
Stili i drejtimit të Zhang ka të bëjë me të “folurën butë, të qenit karizmatik, logjik, por pasionant, i ri por i mençur”.
Kur dha dorëheqjen si CEO në vitin 2021, ai pati thënë se “i mungojnë disa nga aftësitë që e bëjnë një menaxher ideal” dhe do të ishte një pasuri më e madhe për kompaninë në një rol jo menaxherial.
Zhang dëshiron që aplikacioni të vazhdojë të rritet jashtë vendit, duke thënë se ai shpreson që ByteDance i tij të jetë “pa kufij ashtu si edhe Google”.
“Ne duhet të punojmë më shumë, duhet të jemi gjithashtu më perfeksionistë”, ka thënë më tej ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.