Njerez

Rezultatet finale CENS 2023 / Veriu u boshatis më shpejt se jugu. Çfarë ka ndodhur në Tiranë?

Nga Gazeta ‘SI’- INSTAT ka publikuar të dhënat përfundimtare të CENS-it 2023, ku Shqipëria zyrtarisht, rezulton me një popullsi prej 2.4 mln banorësh, me reduktim 420 mijë banorë, ku përveç Tiranës, të gjitha qarqet e tjera rezultojnë të boshatisura.

Matur sipas qarqeve, përveç Tiranës, të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë kanë rënie të popullsisë. Kriza demografike është më e dukshme në zonën veriore të vendit, me Shkodrën dhe Lezhën që dëshmojnë një rënie të popullsisë me 28 dhe 26% respektivisht. Normat e reduktimit të popullsisë janë më të vogla në zonën jugore.

Në nivel bashkie, Tirana ka numrin më të madh të banorëve, 598 mijë me rritje 7%, por bashkia Dropull ka pasur rritjen më të madhe të popullsisë, me 135%, në total 8.259 banorë.

CENS-i i 2023-shit ka përditësuar edhe detajet mbi posedimin e pajisjeve të familjeve shqiptare.

Celularët, lavatriçet, frigoriferët dhe televizorët janë pajisjet më të përdorura në familjet që jetojnë në qarkun e Tiranës. Vërehet një rritje e dallueshme e familjeve që posedojnë një mjet.

126.673 familje që banojnë në Tiranë, kanë në pronësi një mjet sipas matjeve të 2023-shit, nga 15.039 në vitin 2011. Po ashtu ka një rritje me 18 herë të familjeve që kanë instaluar një panel diellor në banesën e tyre.

Sipas tabelës së INSTAT, pjesa më e madhe e familjeve që posedojnë elektroshtëpiake janë me 1-2 anëtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë