Gazeta Si - Një 33-vjeçar në Durrës ka rënë në pranga, pasi dyshohet si autor i katër vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet.
Sipas asaj që raporton policia i arrestuari, banues në Durrës dyshohet se: më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1; më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4; më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1; më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.
Gjithashtu më datë 27.10.2024, 33-vjeçari është konfliktuar fizikisht me personin E. T. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash, vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.