Një konflikt në familje ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari në Maliq. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas.
“Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.