Njerez

Proces historik/ Përdori AI për të krijuar imazhe por*nografike të fëmijëve, dënohet me 18 vite burg

Një burrë që përdori AI për të krijuar imazhe pornografike të fëmijëve duke përdorur fotografi reale është dënuar me 18 vjet burg.

Në një proces historik që tronditi Anglinë, Hugh Nelson, 27 vjeç, nga Bolton, u dënua për 16 vepra penale të abuzimit seksual të fëmijëve në gusht, pas një hetimi nga policia e Mançesterit.

Nelson kishte përdorur Daz 3D, një program kompjuterik me një funksion AI, për të transformuar imazhet normale të fëmijëve në imazhe të abuzimit seksual, tha policia e Mançesterit. Në disa raste, pedofilët i kishin porositur imazhet, duke ofruar fotografi të fëmijëve me të cilët kishin kontakte në jetën e përditshme.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për inkurajimin e autorëve të tjerë për të kryer përdhunim.

Ai shiste imazhet e tij në bisedat në internet, ku diskutoi gjithashtu abuzimin seksual të fëmijëve me të tjerët, duke fituar rreth 5000 £ gjatë një periudhe 18-mujore duke i shitur imazhet në internet.

Ndërsa ka pasur dënime të mëparshme për “deepfakes”, të cilat zakonisht përfshijnë një fytyrë që transferohet në një trup tjetër, Nelson krijoi “personazhe” 3D nga fotografi të fëmijëve.

Duke e dënuar Nelson në gjykatën e Bolton të hënën, gjykatësi Martin Ëalsh tha se ishte “e pamundur të dihej” nëse fëmijët ishin përdhunuar si rezultat i imazheve të tij. Ëalsh tha se Nelson nuk kishte parasysh dëmin e shkaktuar nga shpërndarja e materialit.

“Duket se nuk ka kufi për shthurjen e ekspozuar në imazhet që ju ishit të përgatitur të krijonit dhe t’i ekspozonit tek të tjerët.”

Nelson u kap pasi ai i tha një oficeri policie të infiltuar në një bisede në internet se ai merrte 80 £ për të krijuar një personazh të ri, duke përdorur fotografitë e ofruara.

Kërkimet e policisë zbuluan gjithashtu se Nelson kishte shkëmbyer mesazhe me tre individë të veçantë, duke inkurajuar përdhunimin e fëmijëve nën 13 vjeç.

Gjatë hetimit, oficerët identifikuan të dyshuar dhe viktima në mbarë botën, përfshirë në Itali, Francë dhe SHBA.

Nelson më vonë u shpall fajtor për inkurajimin e përdhunimit të një fëmije nën 13 vjeç, përpjekjen për të nxitur një djalë nën 16 vjeç për t’u përfshirë në një akt seksual, për shpërndarjen dhe bërjen e imazheve të pahijshme dhe posedimin e imazheve të ndaluara.

Nelson u shfaq në tavolinën e të akuzuarve i veshur me një jelek dhe kravatë. Ai iu bëri me dorë prindërve të tij ndërsa doli në gjykatë, por e mbajti kokën ulur për pjesën më të madhe të seancës.

“Arsyeja pse ky rast ishte shumë i vecantë është sepse sfidon llojin e pikëpamjes se çfarë është imazhi i pahijshëm i një fëmije,” tha Jen Tattersall nga njësia e menaxhimit të të dënuarve seksualë në Britani.

Ajo tha se do vijë dita që kjo nuk do të jetë më përjashtim por do të jetë një normë.

Rasti Nelson ishte i pari që vërtetoi vërtet ligjin rreth imazheve të pahijshme që ishin manipuluar në mënyrë digjitale, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë