Sobat me gaz vrasin 40,000 evropianë çdo vit duke pompuar ndotës në mushkëritë e tyre, një numër vdekjesh dy herë më i lartë se ai nga aksidentet me makinë.
Sobat me gaz nxjerrin gazra të dëmshëm të lidhur me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, por ekspertët paralajmërojnë se ka pak ndërgjegjësim publik për rreziqet e tyre. Mesatarisht, përdorimi i një sobë me gaz shkurton me gati dy vjet jetën e një personi, sipas një studimi të bërë në BE dhe Britani.
“Shkalla e problemit është shumë më e madhe nga sa mendonim,” tha autorja kryesore Juana Maria Delgado-Saborit.
Studiuesit ia atribuuan 36.031 vdekje të hershme çdo vit sobave me gaz në BE dhe 3.928 të tjera në Britani. Ata thonë se vlerësimet e tyre janë jo të plota, sepse ata morën parasysh vetëm efektet shëndetësore të dioksidit të azotit (NO2), dhe jo gazeve të tjera si monoksidi i karbonit dhe benzeni.
“Që në vitin 1978, për herë të parë mësuam se ndotja me NO2 është shumë herë më e madhe në kuzhinat që përdorin gaz sesa sobat elektrike,” tha Delgado-Saborit. “Por vetëm tani ne jemi në gjendje të vendosim një numër mbi numrin e jetëve që po shkurtohen.”
Një në tre familje në BE gatuan me gaz.
Raporti, i cili u mbështet nga Fondacioni Evropian për Klimën, bazohet në hulumtimin e vitit të kaluar që mati cilësinë e ajrit në shtëpi për të zbuluar se sa shumë e rriti ndotja e ajrit në ambiente të brendshme gatimi me gaz. Kjo i lejoi shkencëtarët nga Universiteti Jaume I dhe Universiteti i Valencias të përcaktojnë raportet midis ndotjes së ajrit të brendshëm dhe të jashtëm gjatë gatimit me gaz dhe të hartojnë ekspozimin e brendshëm ndaj NO2.
Më pas ata aplikuan normat e rrezikut të sëmundjeve, të marra nga studimet mbi ndotjen e jashtme të NO2, për të përcaktuar numrin e jetëve të humbura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



