Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur si “kryqëzimi i treshit”.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre është përmbysur në rrugë, e makina tjetër ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.