Moti

Kthjellime dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 26 gradë

Nga Gazeta ‘Si’-  Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin shqiptar ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër megjithatë nuk priten reshje.

Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë