Politike

Ndreca i pandehur, Bardhi publikon videon: Gënjeu publikisht kur mohoi që është nën hetim!

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për marrjen të pandehur nga SPAK të Plarent Ndrecës, i cili akuzohet për barazi në tendera në kohën kur ka qenë zyrtar në ministrinë e Brendshme.

Sipas Bardhit,  Ndreca ka gënjyer kur është shprehur se nuk është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa theksoi se tenderat publik janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eliminuar garën dhe meritokracinë.

"Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!"

“E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë