Gazeta Si – Ditën e nesëme, të mërkurën e 23 tetorit, në orën 09:30, Ilir Meta do të dalë para Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.
Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për “pastrim parash”, “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim pasurie”.
Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan me forcë, pasi ish-presidenti bëri rezistencë dhe më pas e dërguan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë te burgu 302 në rrugën “Mine Peza”.
Arrestimi i bujshëm i Metës erdhi në kuadër të hetimeve të kryera për çështjen e pasurisë së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.