Epidemia e re e lisë së dhenve po merr përmasa të pakontrollueshme në Greqi.
Brenda dy muajsh, rastet e konfirmuara kanë nisur nga zona e lumit Evros në kufijtë lindorë të vendit e deri në Korinth.
Për shkak të rasteve, autoritetet vendore kanë urdhëruar që thertoret në të gjithë vendin të mbyllen për të paktën 10 deri në 15 ditë, veprim që do të ketë pasoja të mëdha për fermerët, por edhe për konsumatorët.
Lija e dhenve është një sëmundje që zgjat gjashtë muaj dhe transmetohet menjëherë tek bagëtitë e imta. Kur virusi arrin në një tufë, 80% e kafshëve sëmuren dhe ngordhin.
Raste të lisë janë evidentuar në zonat e Greqisë Perëndimore, Maqedonisë Qendrore dhe Thrakës, ndërsa sot një rast është konfirmuar edhe në Magnesia.
Blegtorët theksojnë se nuk i është kushtuar rëndësi faktit që ajo përhapet shumë shpejt dhe propozojnë që të bëhet vaksinimi i lisë rreth këtyre zonave, në mënyrë që të ndalohet transmetimi i sëmundjes.
Ministria e Zhvillimit Rural ka thirrur një mbledhje urgjente me gjithë autoritetet kompetente për të përballuar situatën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.