Ka ndodhur

Kapet në flagrancë me armë zjarri në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si - Një 44 vjeçar nga Vlora është vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë