Ka ndodhur

Kundërshtoi policinë / Arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për një vrasje të trefishtë

Gazeta Si - Elidon Kotorri, një nga personazhet e njohur të kronikës së zezë, i dënuar para më shumë se dy dekadash për një vrasje të trefishtë, është arrestuar në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, thuhet se Elidon Kotorri është kallëzuar nga kushërira e tij, sepse janë konfliktuar me njëri-tjetrin për ndërtimin e një prone.

Pasi ka marrë kallëzimin e saj, policia ka shkuar më pas të marrë deklaratën e 49-vjeçarit, i cili e ka kundërshtuar e më pas është arrestuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Kotorri është një person me precedent të theksuar kriminal, pasi ai u dënua me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë në masakrën pranë shkollës "Vasil Shanto" në vitin 2000, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Në këtë ngjarje u ekzekutuan Andi Hasani, Sokol Alushi dhe Gazmend Zeneli si dhe u plagos Grigor Stefani.

Motiv i këtij krimi sipas prokurorisë ishte hakmarrja, pasi Andi Hasani dyshohej se në vitin 1998 kishte vrarë mikun e Kotorrit, Elton Zajmin.

Eldion Kotorri ka kryer rreth 20 vite heqje lirie dhe gjatë kësaj kohe ai ka përfituar ulje dënimi për shkak të amnistive dhe sjelljes së mirë gjatë dënimit. 

Ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut. Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim.

Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje.  Kotorri u lirua në gusht të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë