Ka ndodhur

62-vjeçari i thyen xhamin e banesës të moshuarës dhe tenton ta përdhunojë

Nga Gazeta 'SI'- Një 62-vjeçar me iniciale A.P ka tentuar të përdhunojë një të moshuar në fshatin Psar të Ersekës.

Sipas Policisë, ai i ka thyer 75-vjeçares xhamin e dritares së banesës dhe pasi ka hyrë në banesë ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Raportohet se autori i dyshuar dhe 75-vjeçarja, H. P janë të afërm me njëri-tjetrin. 62-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.

“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banus në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, njoftoi policia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë