Nga Gazeta 'SI' - Në një vit në Shqipëri janë futur më shumë se 3 mld dollarë kriptomonedha.
Të dhënat janë publikuar nga Chainalysis, databaza më e madhe e kriptomonedhave në botë e cika ka analizuar transaksionet për periudhën qershor 2023-qershor 2024.
Shifra është 1.5 mld dollarë më e vogël se periudha qershor 2021-2022, ndërsa për periudhën qershor 2022-2023, Shqipëria nuk përfshihej.
Nga vendet e rajonit Shqipëria lë pas vetëm Malin e Zi, ndërsa kryeson Serbia me rreth 13 mld dollarë flukse në kriptomonedha.
Mbretëria e Bashkuar ka pasur vlerën më të lartë të shkëmbimeve në kripton në rajonin e Europës Qendrore, Perëndimore dhe të Veriut me rreth 210 mld dollarë. Ky rajon thotë raporti është ekonomia e dytë më e madhe e kriptomonedhave pas SHBA-së me fluks vjetor pothuajse 1 triliardë dollarë, sa 22% e totalit në botë.
Rusia mbetet një superfuqi edhe në tregun e monedhave digjitale me transaksione me vlerë rreth 180 mld dollarë në një vit.