Ka ndodhur

Vetëplagoset aksidentalisht në këmbë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe

Gazeta Si - Një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri tip pushkë në pjesën e këmbës.

Sipas asaj që bën të ditur policia, i riu është paraqitur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. 28-vjeçari me iniciale M.M është banues në fshatin Bratosh dhe mësohet se ka qenë në mal kur është vetëplagosur.

Ndërkohë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë