Ka ndodhur

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar në Itali

Gazeta Si - Një 41-vjeçar është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Policia thotë se Armand Mera akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi Armand Mera 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë