Vijon ndikimi i qendrës Anticiklonare duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Pjesa e dytë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të kenë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale që pritet të regjistrohet në zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.