Politike

Opozita zhvendos protestën në dyert e Parlamentit Europian më 23 tetor. 30 deputetë të PD, takime edhe me eurodeputetë

Nga Gazeta 'Si'- Opozita do ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë. Mësohet se 30 deputetë do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Protesta, e cila ishte paralajmëruar nga opozita, është parashikuar të zhvillohet në datën 23 tetor, datë që përkon me zhvillimin e seancës plenare në PE.

Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian. Parashikohet të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët.

Deputetët do të shkojnë me shpenzimet e tyre. Deputetët do denoncojnë situatën politike në vend si dhe arrestimet dhe burgosjet politike që po ndodhin në radhët e opozitës.

Pas Strasburgut, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim qarkullimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë