Ka ndodhur

Mirditë, 2 të rinj dhunojnë dhe kanosin me armë pronarin e një pike karburanti

Gazeta Si - Një 49-vjeçar është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy persona në ambientet e karburantit që kishte në pronësi në Mirditë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur, pasi dy personat në fjalë kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, 29-vjeçari me iniciale K.M., alias K.B. dhe 28-vjeçari me iniciale A.S. Ky i fundit është aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës për një tentativë vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të 2 të rinjve pas largimit nga karburanti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë