Gazeta Si – Një 73-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në spitalin e Vlorës, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore nga burgu, ku vuante dënimin për “Vepra të turpshme”.
Sipas policisë, ngjarja ka rreth orës 09:20 dhe viktima është identifikuar si shtetasi B. Ll., banues në Vlorë.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se 73-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
“Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.