Ekonomi

BB: Rënia e popullsisë, PPP-të dhe kursi i këmbimit, risqet që përballet Shqipëria

Nga Gazeta 'SI' - Banka Botërore pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.3% për vitin 2024, nxitur nga turizmi, ndërtimi, konsumi dhe investimet, i pandryshuar nga raporti i pranverës.

BB parashikon një inflacion poshtë objektivit 3%, pasi edhe pse ka presion nga rritja e pagave, mbiçmimi i lekut e kompenson.

Për Bankën sfida e Shqipërisë është popullsia në rënie dhe mungesa e forcës së punës në sasi dhe cilësi.

“Sfidat kryesore të zhvillimit të Shqipërisë janë popullsia e saj në rënie, pjesërisht për shkak të emigracionit; cilësia e dobët e forcës punëtore dhe cilësia e ulët e vendeve të punës të krijuara; ritmi i moderuar i reformave strukturore, veçanërisht në fushat e mjedisit dhe qeverisjes së sektorit privat; dhe presionet fiskale në rritje, për shkak të rreziqeve klimatike, detyrimeve kontingjente dhe rifinancimit të borxhit”, shkruan BB për Shqipërinë.

Një rrezik fiskal mbeten kontratat e Partneritetit Publik-Privat dhe ndërmarrjet shtetërore, kursi i këmbimit, fatkeqësitë natyrore dhe  kushtet e pafavorshme globale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë