Ka ndodhur

Mbante në tarracën e lokalit 2 armë zjarri kallashnikov, arrestohet 68-vjeçari në Lushnjë

Gazeta Si - Një 68 vjeçar nga qyteti i Lushnjës u arrestua këtë të mërkurë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Policia thotë se gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të shtetasit A.S., gjeti të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë