Rend dhe Ligj

Kontrabandonin botox të paligjshëm, Policia kontrolle në 30 klinika estetike! Arrestohen 3 administratorë, procedohen të tjerët

Nga Gazeta Si- Policia ka zhvilluar një aksion kontrollesh në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të botoksit ku ka i gjetur gjetur në parregullsi të gjitha.

Si rezultat i operacionit “Botulinum toxin”, nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të klinikat.

Ndërkaq, dy të tjerët janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Gjithashtu dhe 5 administratorë të 5 klinikave të tjera janë proceduar penalisht, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Kontrollet e autorizuara nga Gjykata e Tiranës, gjetën në paligjshmëri 30 klinika estetike.

Vihet në pranga administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të, klinikat. Në pranga dhe administratoret e 2 klinikave.

Procedohen penalisht administratoret e 5 klinikave, si dhe punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 3 administratorëve.

Sekuestrohen medikamente Botox-i.

Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., Xh. M. dhe D. Sh. Shtetasi M. K. është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xh. M. dhe D. Sh. janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë administratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë