Kuvendi i Shqipërisë ka urdhëruar deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati, që të paguajnë dëmshpërblimin financiar për djegien e karrigeve të sallës së Parlamentit.
Noka dhe Nallbati janë urdhëruar të paguajnë nga 187 455 lekë secili, Elda Hoti 180 837 lekë, ndërsa Gazment Bardhi do të paguajë më shumë nga të gjithë, 209 175 lekë.
Sipas urdhrit të Kuvendit, deputetët kanë afat deri më 20 nëntor për të bërë pagesën, në të kundërt shuma do t’u mbahet nga rroga mujore, në dy këste.
Deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e Kuvendit më 30 shtator, në shenjë proteste pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të kolegut të tyre, Ervin Salianji. Një javë më pas, opozita organizoi edhe një protestë kombëtare në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.