Futboll

Mbappe po hetohet në Suedi për përdhunim. Detajet për vizitën e tij të fshehtë në Stokholm dhe reagimi ‘indirekt’ i Realit

Nga Gazeta ‘Si’ - Ylli i Real Madridit, Kilian Mbappe është akuzuar për përdhunim e një gruaje gjatë një vizite në Stokholm. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 10 tetor. 

“Në përgjigje të raporteve të mediave për një përdhunim të dyshuar në Stokholm, prokurori mund të konfirmojë se një kallëzim penal është dorëzuar në polici”, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë suedeze.

Francezi nuk u përzgjodh për raundin e fundit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, kështu që vizitoi kryeqytetin suedez me një grup shokësh të enjten e kaluar.

Mbappe shkoi me avion privat dhe rezervoi të gjithë klubin

Qëndrimi i tij në Stokholm u mbajt i fshehtë por dihet se ai u ul me avion privat të mërkurën e kaluar. Mbappe dhe shoku i tij i ngushtë, lojtari i Bayer Leverkusen, Nordi Mukiele thuhet se më pas kanë kaluar mbrëmjen e së enjtes në restorantin Chez Jolie dhe në klubin e natës V.

Ata rezervuan të gjithë klubin e natës për një festë private të mërkurën dhe të enjten. Sipas burimeve të Expressen, kishte një ndalim të rreptë të telefonave dhe të ftuarit u detyruan t'i vendosnin ata nëpër zarfe dhe t'i dorëzonin pas mbërritjes.

Përdhunimi dyshohet se ka ndodhur në hotelin luksoz Bank

Gazeta suedeze Expressen raportoi se përdhunimi dyshohet se ka ndodhur në hotelin luksoz Bank në Stokholm. Ankesa ishte paraqitur të shtunën pasi viktima e supozuar kishte kërkuar kujdes mjekësor.

Mediat suedeze raportojnë se policia në kërkim të provave ka sekuestruar rroba, një palë të brendshme, pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë në hotelin ku qëndroi ylli francez.

Mbappe 'zhduket' papritur nga fotoja e Real Madridit

Real Madridi ka qenë i heshtur por një imazh promovues i Adidas në rrjetet sociale të klubit ka ngritur pikëpyetje. 

Kylian Mbappe papritur nuk është më në foto – edhe pse ai ishte në të njëjtën foto që Jude Bellingham publikoi në rrjetet e tij sociale. Bellingham më vonë fshiu postimin e tij. 

Nuk është e qartë nëse mungesa e Mbappe-s ka të bëjë me dyshimin për përdhunim.

Mbappe akuzon PSG-në: Lajme të rreme!

Në një postim në rrjetet sociale, Mbappe ka hedhur poshtë akuzat duke shkruar me shkronja kapitale: LAJM I RREMË!

Ai i konsideron lajme të të sponsorizuara nga ish-klubi i tij, PSG, me të cilët janë në gjyq për miliona euro në lojë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PSG-së që e quan turp një akuzë për fabrikim të lajmeve të rreme.

“Sinqerisht, është një turp. PSG është përgjegjëse për çdo gjë rreth tij. A ka shënuar ai ndonjë gol (përveç penalltive) me Madridin? Është faji i PSG-së. Ai ka humbur ndeshje me kombëtaren e Francës, edhe pse ai thotë që është, por ai nuk është i lënduar? Është faji i PSG-së. Tani PSG-ja po bën lajme edhe në Suedi. Ta injorojmë dhe ta mbajmë nivelin tonë”, ishte përgjigja e tyre.

55 milionë euro është shuma që Mbappe i kërkon PSG-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë