Nga Gazeta ‘SI’ – Sa më ngadalë të udhëtojë një mjet, aq më i varfër është ai vend. Kjo është një gjetje e Bankës Botërore, ku Shqipëria nuk performon fort mirë.
Sipas grafikut, shpejtësia mesatare e lëvizjes së makinave në Shqipëri është 33 km për orë. Ndonëse ajo lë pas vendet e tjera të rajonit, norma është më e ulët se mesatarja e 134 vendeve të matura, 70.5 km/orë. Mesatarisht, një vend i pasur lëviz 2.5 herë më shumë se një vend i varfër.
Në nivel global, Sllovenia kryeson renditjen për nivelin me të lartë të shpejtësisë me rreth 70 kilometër në orën të ndjekura nga Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipro dhe Spanja
BB shpjegon se shpejtësia e ulët është tregues i varfërisë pasi tregon cilësinë e dobët të infrastrukturës rrugore dhe mbingarkesën në rrugë, që shtojnë vonesat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.